Bien rastet me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, sa vdekje u shënuan sot

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se për 24 orë janë regjistruar 711 raste të reja me Covid-19 nga realizimi i 3.197 testimeve

Nga rastet e reja, 84 janë pacientë që janë riinfektuar.

Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar edhe 7.170 të shëruar dhe 22 viktima.

Në mënyrë shtesë në regjistrin për persona të vdekur nga Covid-19 janë regjistruar edhe 4 viktima të tjera që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës 26 dhe 27.


Shtuar 31.01.2022 16:03