Jahjaga në Vatikan, takon Papa Françeskun
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është nisur ditën e sotme për një vizitë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku do të takohet me Papa Françeskun. Në faqen e saj në rrjetin social "Facebook", Presidentja Jahjaga shkruan se do të mbanë një audiencë privare me Papën, për të ndarë rrëfimet për traditën e pasur të Kosovës.

"Rrugës për në Selinë e Shenjtë në Vatikan për të takuar Papa Françeskun në një audiencë private. Me Shenjtërinë e Tij do të ndaj rrëfimet për traditën e pasur të vendit tonë dhe qytetarëve të saj, rrugën tonë drejt lirisë, sakrificën në bazamentin e shtetit tonë dhe harmoninë mes religjioneve. Jam e nderuar për këtë pritje, e para e një udhëheqësi të Kosovës që nga pavarësia", ka shkruar presidentja në "Facebook". /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2015, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori