Soreca për rikthimin e PD-së në tryezën e Reformës: Përmbush kushtin e vendosur nga BE

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar për vendimin e Partisë Demokratike për tu kthyer në tryezën e Reformës Zgjedhore.

A shkruan në Twitter se e mirëpret këtë vendim pasi në këtë mënyrë përmbushet kushti i vendosur marsin e kaluar nga Këshilli Europian.

“Mirëpres vendimin e Lulzim Bashës për të vazhduar punën për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik. Kjo shërben për interesin më të lartë të dhe kontribuon në përfundimin e kësaj reforme të rëndësishme pa vonesë të mëtejshme, në mënyrë që të përmbushë kushtin e vendosur marsin e kaluar nga Këshilli Europian.”

Më herët reagoi dhe ambasadorja e ShBA, Yuri Kim, e cila tha: “Mirëpresim vendimin e Bashës për të përfunduar reformën. Presim që liderët e tjerë të tregojnë këtë lidership të ngjashëm.”

Ndërsa kryeministri Edi Rama përshendeti vendimin e opozitës jashtëparlamentare për tu kthyer në tryezën e Reformës Zgjedhore duke thënë: “Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t’u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus.


Shtuar 22.05.2020 13:56