Jahjaga në Pejë për Ditët e Trashëgimisë Kulturore 2014
Pëlqej
E shoqëruar nga ambasadori britanik, Ian Cliff, Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tim Cartwright, presidentja e Atifete Jahjaga mori pjesë sot në aktivitetin e zhvilluar në Pejë në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore 2014.

Pas një udhëtimi me tren nga Prishtina në qytetin e Pejës, Jahjaga vizitoi një numër monumentesh kulturore në rajonin e Pejës.

“Është një axhendë e ngarkuar e vizitave nëpër monumentet e shumta kulturore, që janë thesar i Kosovës. Unë i inkurajoj të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i shijojnë disa nga këto monumente kulturore, që janë pasuri e shtetit tonë, pasuri e Republikës së Kosovës, sepse vendi ynë ka shumëçka për t’u krenuar dhe kemi shumëçka për t’i treguar botës”, u shpreh Jahjaga në një deklaratë për mediat.

Projekti i trashëgimisë “Hajde” lansohet nga Ministria i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ambasada Britanike në Prishtinë. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori