Jahjaga në Kroaci, takohet me Josipovic (FOTO-LAJM)

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila po qëndron në Zagreb, është pritur sot në një takim nga presidenti, Ivo Josipovic. Gjatë ditës, Jahjaga do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi. Temë e bisedimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe Kroaci-Kosovë, mbështetja që Zagrebi jep në kuadër të integrimit europian, situata në rajon, pozita e pakicës kroate në Kosovë dhe ajo e shqiptarëve të Kosovës në Kroaci.

Presidentja Jahjaga, në vizitën zyrtare në Kroaci është e shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi, ministrja e integrimeve evropiane Vlora Citaku dhe ministri i zhvillimit ekonomik, Besim Beqa. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2012, ora 11:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori