Jahjaga në Jordani, takon Mbretin Abdullah II
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga zhvilloi një takim me Mbretin Abdullah II të Mbretërisë Hashemitë të Jordanisë për të folur mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe për kontributin e dy shteteve në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Presidentja dhe Mbreti Abdullah II folën për një marrëveshje ligjore për ndihmë të ndërsjelltë në çështje penale mes Kosovës dhe Mbretërisë Hashemite të Jordanisë që do të nënshkruhet nga autoritetet përgjegjëse së shpejti.

Presidentja ndodhet atje për një vizitë dyditore në Aqaba të Jordanisë për të marrë pjesë në një forum të nivelit të lartë ku do të trajtohen sfidat globale, përfshirë ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin./Albeu.com/
Shtuar më 12/03/2016, ora 21:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori