Jahjaga në javën e energjisë së qëndrueshme në Abu Dhabi (FOTO LAJM)

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga po merr pjesë në hapje të javës së energjisë së qëndrueshme në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, po merr pjesë në hapje të javës së energjisë së qëndrueshme në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Java e energjisë së qëndrueshme është një ngjarje e cila mbledh liderët botërorë për të diskutuar sfidat dhe zgjidhjet për energji të qëndrueshme. Java e energjisë u mbajt nën patronatin e Princit të Kurorës të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan dhe aty morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon, Presidentë, Kryeministra, Ministra dhe udhëheqës të shteteve të ndryshme.

Presidentja Jahjaga, në takim me princin e kurorës, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, bisedoi për bashkëpunimin e Kosovës me Emiratet e Bashkuara Arabe në fushën e ekonomisë. Ajo me këtë rast theksoi se Kosova tashmë ka infrastrukturën ligjore për tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Për më shumë, Presidentja tha se dy marrëveshje ndërkombëtare me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ligji për investime strategjike, do të ndihmojnë edhe më shumë në ndërtimin e partneritetit të qëndrueshëm midis vendeve tona.

Presidentja Jahjaga e falënderoi Princin për donacionin për ndërtimin e spitalit të fëmijëve në Prishtinë, ndërtimi i të cilit do të fillojë së shpejti.

Princi i Kurorës, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, e falënderoi Presidenten Jahjaga për pjesëmarrje në hapjen e javës së energjisë së qëndrueshme në Abu Dhabi dhe theksoi se Emiratet e Bashkuara Arabe e konsiderojnë Republikën e Kosovës partner të rëndësishëm ekonomik.

Presidentja Jahjaga, në suaza të këtij organizimi, gjithashtu u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon, Presidentin e Islandës, Olafur Ragnar Grimsson, Presidentin e Nigerisë, Mohammed Buhari, Kryeministrin e Marokos, Abdelilah Benkirane dhe Presidentin e Seychelles, James Michael.

Presidentja Jahjaga në takim me kryeministrin e Marokut dhe Presidentin e Seychelles diskutoi për mundësinë e bashkëpunimit dhe kërkoi njohjen e Kosovës nga këto shtete. Ajo theksoi se njohja e Kosovës do të hapte perspektiva të reja të bashkëpunimit me këto vendeve. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2016, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori