Jahjaga në Graçanicë e rrethuar flamuj të Serbisë
Pëlqej
Presidentja e venedit, Atifete Jahjaga ka vizituar në Graçanicë institucione, që nuk e njohin as flamurin, as stemën e Republikës së Kosovës.

Jahjaga ka hyrë në institucione publike në veri të Kosovës, ku kishte veçse flamuj të Serbisë dhe në asnjë vend ndonjë "respekt" për shtetin e Kosovës.

Paçka se ligji për përdorimin e simboleve shtetërore detyron të gjitha institucionet të kenë flamurin e stemën e Republikës së Kosovës, Graçanica mesa duket "bën përjashtim".

Edhe pse në veri të vendit ishte kryetarja e shtetit, sërsih serbët nuk i kanë respektuar simbolet e shtetit të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 09:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori