Presidentja Atifete
Jahjaga do të vizitojë sot Graçanicën.
Përveç takimit që do të ketë me kryetarin e komunës,
Jahjaga do të vizitojë edhe Qendrën Diagnostike në Graçanicë, Manastirin e Graçanicës dhe kompleksin e sporteve.
Ajo gjithashtu do të vizitojë punimet e filluara në ndërtimin e spitalit në fshatin Badovc.
Kurse, në fund të vizitës do të jap edhe një deklaratë për mediat.
Megjithatë, nuk dihet nëse
Jahjaga do të flas apo jo për vendimin që ka marrë komuna e Graçanicës për të ngritur një përmendore të
Millosh Obiliqit në rrethrrotullimin e Graçanicës. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014,
ora 09:48