Jahjaga nderon komandantin e KFOR-it
Pëlqej
Ka përfunduar ceremonia e lamtumirës së gjeneralit të deritanishëm të KFOR-it, Salvatore Farina.

Në këtë ceremoni u prezantua edhe komandanti i ri i KFOR-it, i cili do të jetë po italian, Gjeneralmajor Francesko Paolo Figliuo.

Në ceremoni ka marrë pjesë edhe presidentja Atifete Jahjaga, e cila falenderoi gjeneralin Farina për kontributin e dhënë për paqen në Kosovë.

Gjeneralmajor, Salvatore Farina, gjendjen e tanishme taktike të KFOR-it e quajti si konsoliduese të sigurisë, promovuese të dialogut dhe progresit, duke krijuar mundësi për përfitime të menjëhershme dhe të ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori