Duket se
presidentja Atifete Jahjaga do të ketë të njëjtin fat sikurse paraardhësi i saj, Behgjet Pacolli i cili u shkarkua nga Gjykata
Kushtetuese. Sipas Express, LDK dhe Vetëvendosje po shqyrtojnë mundësinë për ta dërguar në Gjykatë emërimin e Blerim Shalës si Koordinator për dialog, të bindur se me këtë akt
Presidentja shkeli Kushtetutën.
Burime diplomatike i kanë thënë kësaj gazete se nëse
rasti shkon në Gjykatën
Kushtetuese, gjasat janë të mëdha që
Atifete Jahjaga të shpallet shkelësja e radhës e aktit më të lartë politik dhe juridik të vendit.
“
Rasti është mjaft serioz”, ka thënë diplomati i cili foli në kushte anonimiteti. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2012,
ora 09:48