Jahjaga mund ta zgjidhë krizën politike?
Pëlqej
Presidentja Atifete Jahjaga mund ti ftojë në takim liderët e partive kryesore në vend për të tejkaluar ngërçin politik.

Kjo, pasi në rast se vazhdohet akoma me këtë ngërç, rrezikohet funksionaliteti i shtetit.

“Në rast të rrezikimit të funksionimit të shtetit dhe pengimit të proceseve nuk përjashtohet mundësia e lehtësimit të diskutimit ndërmjet forcave politike”, tha këshilltari politik i Jahjagës, Arbër Vllahiu, për "Epoka e Re".

Ndërkaq, edhe politologu Albert Krasniqi është i idesë se vetëm takimi me presidenten mund ta tejkalojë ngërçin politik që ka përfshirë vendin. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori