Jahjaga mes Thaçit dhe Haradinajt
Presidenca është duke pritur certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja.

Pas kësaj, presidentja Jahgaja duhet të dërgojë në parlament emrin e madatarit që ka të drejtën për të formuar qeverinë.

“Presim certifikimin zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve. Presidentja do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë këshilltar i presidentes Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu për KosovaSot.

Presidentja ka kompentencën që të mandatojë kandidatin për kryeministër, atë që ka së paku 61 deputetë.

Mirëpo, dilema qëndron në faktin se kush do të jetë mandatari, Hashim Thaçi që fitoi shumicën e votave, apo Ramush Haradinaj, si i mandatuari i koalicionit LDK-AAK-NISMA.

Kjo gjë pritet të shihet në ditët në vijim, pas numërimit të plotë të votave. /albeu.com/


Shtuar më 18/06/2014, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori