Jahjaga: Kriza politike ka lënë pasoja
Presidentja Atifete Jahjaga është shprehur se kriza e gjatë politike në Kosovë ka lënë pasoja.

Sipas saj, qeverisë së re i duhet shumë kohë dhe punë ta kompensojë kohën e humbur.

Ajo tha se gjatë vitit 2015 duhet më shumë për përmbylljen e reformave që do të çonin në rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe përmbushjen e detyrimeve edhe ndërkombëtare.

Atifete Jahjaga theksoi se edhe dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, por se të jetë i kufizuar në kohë./albeu.com/


Shtuar më 30/12/2014, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori