Jahjaga: Kosova të njihet nga vendet islamike
Pëlqej
Presidentja Atifete Jahjaga është takuar sot në New York me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Iyad Madani.

Sipas një njoftimi të presidencës, Jahjaga i ka thënë Madanit se Kosova po konsolidohet si shtet dhe se tanimë konsolidimi edhe ndërkombëtar është me rëndësi për të.

“Presidentja Jahjaga tha se Organizata e Konferencës Islamike mund të ndihmojë Kosovën në fushën e njohjeve, meqë një numër i shteteve anëtare të saj ende nuk e ka pranuar. Ajo tha se përmbyllja me sukses e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet e Organizatës së Konferencës Islamike do të ndihmonte vendin në skenën ndërkombëtare, në veçanti anëtarësimin e saj në OKB dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin presidencial.

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Iyad Madani, duke vlerësuar arritjet e Kosovës, theksoi se OBI do të vazhdojë t’i japë mbështetje Kosovës në të gjitha fushat./albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori