Jahjaga: Koha për të hequr dorë nga inatet
Presidentja, Atifete Jahjaga në manifestimin për nderë të Epopesë së UÇK-së, ka deklaruar se sot është dita që simbolizon bashkimin për ta ndërtuar shtetin, pa e sfiduar demokracinë e brishtë të Kosovës.

Jahjaga u është drejtuar të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke thënë se duhet të përkulemi para atyre burrave dhe grave që e deshën lirinë.

"Sot është dita që simbolizon bashkimin, ku duhet më shumë respekt e dashuri, pa e sfiduar demokracinë e brishtë të saj. Sot është dita që duhet hequr dorë nga inatet për të punuar për një shtet të së drejtës. Sot është koha për Kosovën, e cila është një realitet i pa kthyer dhe është koha që FSK të kthehet në Forcë të Armatosur", ka thënë ajo.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtant Rrahman Rama tha se do të nderojnë të gjithë ata që u sakrifikuan që ne të jetojmë të lirë dhe gjeneratat e reja të kenë një të ardhme të sigurt.

"FSK është forcë profesionale mbi vlera kombëtare e perëndimore që është e gatshme të u dalë në ndihmë qytetarëve", tha Rama. /albeu.com/

Shtuar më 05/03/2016, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori