Jahjaga: KFOR-i forcoi FSK-në
Gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandantit të KFOR-it, Francesko Paolo Figliuolo, presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se për 16 vjet bashkëpunim me KFOR-in, ka mësuar se me durim mund të arrihet gjithçka.

Ajo ka falënderuar forcat e NATO-s për ndihmën që misioni i tyre i ka dhënë Kosovës dhe ka shtuar se bashkëpunimi me NATO-n ka bërë që të forcohen edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe të jenë e gatshme për të gjitha sfidat. "Bashkë me ju kemi arritur që të ruajmë sigurinë në vend", ka thënë ajo.

Ndërsa Komandanti i KFOR-it, Francesco Paolo Figliuolo, në fjalimin e tij të fundit në mandatin e tij në Kosovë, iu është falënderuar kosovarëve për mikpritjen dhe mirëpritjen që u kanë bërë forcave të NATO-s.

Ai ka thënë se siguria në vend është rritur falë punës së institucioneve të Kosovës dhe si rezultat forcat e KFOR-it janë 10 herë më të vogla se në vitin 1999. /albeu.com/

Shtuar më 07/08/2015, ora 13:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori