Jahjaga kërkon angazhimin e Serbisë për personat e pagjetur
Pëlqej
Ende 15 vjet pas luftës në Kosovë, mbi 1700 qytetarë të vendit konsiderohen të pagjetur dhe përpjekjet e deritashme kanë qenë të pamjaftueshme për të gjetur përgjigjen për fatin e tyre. Në ditën e të pagjeturve, presidentja Jahjaga
rishprehu përkushtimin për zgjidhjen e kësaj çështjeje, që do të mundësojë edhe hapjen e proceseve të reja në marrëdhëniet ndërmjet qytetarëve.

"Dhimbja për të pagjeturit bëhet më e madhe me kalimin e kohës dhe moszgjidhja e kësaj çështjeje po mban peng shpirtrat e familjarëve të tyre dhe gjithashtu edhe çdo proces të normalizimit të jetës në Kosovë.

Përpjekjet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve duhet të shtohen po aq sa edhe përpjekjet për të vënë në vend drejtësinë, duke nxjerrë përpara saj të gjithë përgjegjësit për krimet e kryera. Institucionet e Kosovës janë të angazhuara plotësisht, së bashku edhe me faktorin ndërkombëtar, për zbardhjen e fatit të secilit qytetar të Kosoves, që është i pagjetur." thuhet ne deklaraten e Presidences.

Sipas presidentes kjo është çështja me përparësinë më të madhe për institucionet e Kosovës, të cilat kanë kërkuar edhe angazhimin e plotë dhe me përgjegjësi të Republikës së Serbisë në zgjidhjen e fatit të të pagjeturve, qytetarë të Kosovës, dhe në kthimin e tyre në Kosovë.
Shtuar më 30/08/2014, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori