Jahjaga: Kemi një Kushtetutë që sundon në të gjithë vendin
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë në shënimin e Ditës së Kushtetutës së Kosovës. Duke iu drejtuar të pranishmëve, ajo e quajti këtë ditë si shumë të rëndësishme për shtetin e ri.

"Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës është ndër ditët më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës, ditë në të cilën 7 vjet më parë u vunë themelet e shtetit tonë mbi premtimin se në realizimin e ëndrrës tonë për Kosovën shtet, vendin tonë do ta bëjmë vend të lirë, të pavarur, demokratik e të përparuar.

Ne duhet të jemi krenarë që kemi një Kushtetutë e cila shtrin sundimin e ligjit në tërë territorin e Kosovës, si garant i zhvillimit demokratik dhe që promovon barazinë e të gjithë qytetarëve.

Sot, kur po e shënojmë këtë përvjetor, dua t’i inkurajoj të gjithë ata që punojnë e guxojnë në bazë të parimeve e normave të kësaj kushtetute, që të vazhdojnë punën dhe shembullin për ta ndërtuar shtetin e së drejtës. Shteti i së drejtës duhet të jetë mision i përhershëm i të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës dhe realizimi i këtij nocioni e vetmja garanci që do ta bëjë Kosovën koncept të qëndrueshëm", tha në fjalën e saj Jahjaga. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2015, ora 13:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori