Jahjaga: Kam qenë në veri dhe do të shkoj sërish
Atifete Jahjaga
Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, sot në Vushtrri ka thënë se shpreson që si të gjitha komunat tjera të Kosovës edhe ato ne veri do ta shfrytëzojnë rastin e iniciativës së ndërmarrë nga Oda Ekonomike e Kosovës, Gjermane dhe ajo Amerikane, për të zhvilluar takime, si dhe për t’i adresuar telashet dhe projektet e tyre.

E pyetur nga Klan Kosova nëse do ta vizitojë edhe këtë pjesë të vendit, meqë është në përfundim të mandatit të saj, ajo është përgjigjur shkurt, duke thënë se ka qenë dhe do të jetë gjithmonë edhe atje.

E para e shtetit gjatë turneut të saj nëpër komunat e Kosovës, sot ka qëndruar në Fushë-Kosovë dhe Vushtrri, ndërsa do t’i vazhdojë vizitat edhe në Drenas dhe Skënderaj, njofton Klan Kosova. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2016, ora 13:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori