Jahjaga ia ka “këputur shpresën” Shalës dhe Ahmetit
Pëlqej
Ahmet Shala
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Presidentja Atifete Jahjaga duket se ia ka “këputur shpresën” ish-ministrit Ahmet Shala, që të bëhet ambasador i Kosovës në Bruksel. Por, ajo nuk është ndalur me kaq. Përveç Shalës, privilegjin prej ambasadori nuk do ta gëzojë as deputeti i Partisë së Drejtësisë, Amir Ahmeti, i cili është propozuar për ambasador në Arabinë Saudite.

E para e vendit ka vendosur që nga nëntë kandidatë për ambasadorë, të propozuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, këtë mundësi do t’ua japë vetëm disa prej tyre, por jo edhe Shalës e Ahmetit. Të pakën kështu kanë deklaruar burime të “Zërit” të afërta me Presidencën e Kosovës.

Ata kanë thënë se Jahjaga nuk e ka nënshkruar listën me të gjithë emrat. “Po thonë se kjo është bërë nga presioni i kryeministrit, Hashim Thaçi dhe ministrit Ferid Agani, të cilët nuk po duan që Shalën e Ahmetin t’i bëjnë ambasadorë, sepse nuk janë të rëndësishëm për ta. Ata janë të interesuar që këto pozita t’ua japin personave më të afërt të tyre. Ju e dini që Ahmet Shala nuk i ka punët aq mirë me kryeministrin dhe që ministri Agani e ka përjashtuar nga partia Amir Ahmetin”, ka thënë burimi.

Të dy kandidatët për ambasadorë nuk kanë pranuar të prononcohen duke deklaruar se nuk kanë informata për këtë çështje dhe se për një gjë të tillë duhet të pyetet Presidenca e Kosovës.

Nga ana tjetër, as zyrtarët e Presidencës nuk kanë dhënë detaje rreth procesit në fjalë.

“Dekretimi i kandidatëve për ambasadorë është nominal dhe proces në besim. Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës nuk mund të komentojë. Procesi ende po vazhdon”, ka thënë Arbër Vllahiu, këshilltari për medie i presidentes Jahjaga.
Shtuar më 02/03/2012, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. 

Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit

Një avion i linjave egjiptiane ka kryer ulje të detyruar në aeroportin e Larnakes në Qipro, në orën 8:46. Ai ka liruar te gjithe pasagjeret, por jo ekuipazhin e avionit