Presidentja e Kosovës, Atifete
Jahjaga është shprehur se
shteti i Kosovës do ta luftojë fort radikalizmin dhe se nuk do të tolerojë aspak rrezikimin e mundshëm të sigurisë kombëtare.
Jahjaga tha se Kosova është një
shtet që i ka të sanksionuara me ligj fjalët që krijojnë mosdurim kombëtar dhe në
rast se konstatohen të tilla, ligji do të veprojë.
Sipas saj, arrestimet e imamëve bëhen që të hetohet çdo
rast, me qëllim që mos të vihet në dyshim siguria kombëtare dhe që "
shteti i Kosovës të jetë
shtet i lirisë, i sigurisë, tolerancës dhe i harmonisë fetare".
Presidentja vlerësoi se institucionet e Kosovës e kuptojnë seriozisht përgjegjësinë për të vepruar ndaj kësaj kanosjeje globale në përputhje me vullnetin dhe përcaktimin e qytetarëve të Kosovës për ndërtimin e një vendi tolerant dhe kontribuues të stabilitetit e sigurisë kolektive. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014,
ora 16:27