I vunë tritol në makinë, Elton Debreshi: Ma kanë bërë si presion për denoncimet mbi minierat

Pasi i vinë një sasi të caktuar tritoli në makinë, ka ardhur edhe reagimi i Elton Debreshit.

Ai është shprehur se nuk ka dyshime e as fakte për persona konkretë dhe nuk mundet të akuzoj askënd.

Por ai e ka një shpjegim se për çfarë arsye mund të ketë ndodhur ngjarja, dhe sipas tij tritoli është vendosur për t’i bërë presion pas denoncimeve që ai kishte bërë për minierat.

Ai shtoi se kishte në plan të shkonte në Gjermani dhe Francë.


Shtuar 30.08.2021 14:12