Jahjaga: I kemi shpallur "luftë" ISIS-it
Pëlqej
Presidentja Atifete Jahjaga ka thënë në një intervistë për FoxNews se Kosova asesi nuk do të lejojë të bëhet strehë e grupit terrorist ISIS.

Jahjaga theksoi se Kosova, sikundër të gjitha shtetet demokratike të botës e mbështet iniciativën për ta luftuar grupimin radikal në Lindjen e Mesme.

"Ne jemi duke i marrë seriozisht këto kërcënime dhe mekanizmat tonë të sigurisë janë duke punuar në vazhdimësi që të adresojnë këtë mënyrë të sfidës që po na paraqitet", tha Jahjaga.

Kryetarja e shtetit vlerësoi se shteti i Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë që të parandalojë grupet kriminale të veprojnë në vend. /albeu.com/

Shtuar më 24/09/2014, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori