Jahjaga-Haradinaj flasin për veteranët
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga zhvilloi një takim me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me të cilin diskutuan në lidhje me përfshirjes dhe kategorizimit e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Dukagjinit.

Ky është një takim i cili vjen pas letrës që Haradinaj i ka drejtuar Komisionit për Verifikimin e Statusit të Veteranit dhe Presidentes Jahjaga e Kryeministrit, Isa Mustafa.

Presidentja thekson se është e rëndësishme që të gjitha palët të bashkëpunojnë në respektimin e ligjit, kritereve dhe specifikave të zonave për të siguruar një proces gjithëpërfshirës që njeh dhe vlerëson meritat e secilit qytetar të Kosovës të angazhuar në përpjekjet tona për liri. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2015, ora 14:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori