Jahjaga: Gjykata Speciale nuk e njollos UÇK-në
Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, deklaron se Gjykata Speciale është obligim ndërkombëtar që ka Kosova dhe si e tillë nuk njollos aspak luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Këto deklarata e para e shtetit i ka bërë pas takimit që zhvilloi të martën me presidentin bullgar, Rosen Plevneliev.

"Siç e dini, Kosova deri më tani i ka përmbushur të gjitha obligimet ndërkombëtare. Tani edhe me krijimin e Gjykatës Speciale Kosova duhet që njëherë e përgjithmonë ta largojë këtë pikë të zezë të kaluarës së vendit tonë.

Ne duhet ta përmbushim ketë obligim. Gjykata Speciale në asnjë rast nuk e paragjykon luftën e lavdishme të UÇK-së, por kjo ka të bëjë me individë" ka thënë presidentja Jahjaga. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2015, ora 10:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori