Jahjaga: FSK shumë shpejt do të jetë Forcë e Armatosur
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vizituar Kazermën "Adem Jashari", të Forcës së Sigurisë për nderë të "Ditës së Forcës", ndërsa tha se shumë shpejt do të krijohen Forcat e Armatosura të Kosovës.

Jahjaga tha se FSK është e përgatitur për të qenë një Forcë e Armatosur e Kosovës dhe për t’u integruar në NATO.

Ndërsa komandanti i FSK-së, Rrahman Rama tha se parakalimi i sotëm tregon se FSK është e gatshme për t'u bërë ushtri.

I pranishëm në kët vizitë ishte dheambasadori i Britanisë, Ruairi O'Connelli, i cili ka thënë se FSK është institucioni më i rëndësishëm që ka Kosova.

Forca e Sigurisë së Kosovës për nderë të "Ditës së Forcës", ka hapur dyert për qytetarët të cilët mund t’i vizitojnë repartet e FSK-së dhe të shohin nga afër jetën dhe punën e ushtarëve të Republikës së Kosovës. Aktivitetet qendrore u zhvilluan në Kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë, ku vizitorët patën mundësi të shohin demonstrime, makineri, si dhe aktivitete të ndryshme që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së. /albeu.com/
Shtuar më 27/11/2015, ora 12:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori