Jahjaga: Fati ynë përcaktohet nga ne
Presidentia e Kosovës Atifete Jahjaga mban një fjalim në Prishtinë para qytetarëve me rastin e festimeve të gjashtë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

"Fati ynë përcaktohet nga vetë ne. 17 shkurti shënohet në historinë e pakthyeshme dhe të pamohueshme të Kosovës. Përpjekjet dhe mundimet e kanë ngadalsuar ecjen tonë. Por tani ëhstë momenti i Integrimit për në BE për të cilin duhet guxim dhe forcë" është shprehur Jahjaga.

Jahjaga shpreh mirënjohje për SHBA-në dhe BE-në për ndihmën që i kanë dhënë Kosovës. Jahjaga gjithashtu shpreh mirenjohje për policinë e Kosovës dhe për FSK-në

Pas fjalës së Presidentes Atifete Jahjaga do të parakalojnë Forcat e Sigurisë së Kosovës në një paradë. /albeu.com.

Shtuar më 17/02/2014, ora 13:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori