Jahjaga falënderon qytetarët për festën dhe protestën e qetë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka shprehur mirënjohje duke falenderuar qytetarët për shënim të dinjitetshëm të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, por edhe për protestë të qetë.

Ajo tha se sot në kryeqytet pati festë dhe protestë, dhe për presidenten këto janë pjesë të pandashme të demokracisë.

Jahjaga në fund tha se të gjithë e duam Kosovës dhe nuk duhet të ndalemi së festuari për rrugën deri këtu, duke e vazhduar me atë që nuk duhet ndaluar së punuari që Kosova të jetë vendi që e ëndërruam.

Ja postimin e plotë i Jahjagës në Facebook:

"Falënderoj qytetarët e Republikës së Kosovës për shënim të dinjitetshëm të përvjetorit të tetë të pavarësisë së shtetit tonë. Sot në kryeqytetin tonë pati festë dhe protestë, te dyja pjesë të pandashme të demokracisë. Të gjithë e duam Kosovën dhe nuk duhet të ndalemi së festuari me krenari për rrugën që kaluam deri këtu, sikur që nuk duhet ndalur së punuari që Kosova të jetë vendi që e ëndërruam" (sic), ka shkruar Jahjaga./Albeu.com/
Shtuar më 17/02/2016, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori