Jahjaga: Emërimi i prokurorit pa ndikime politike
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka theksuar faktin se ajo për katër vite që ka qëndruar në këtë pozicion ka bërë të mundur që pozita e presidentit mos të jetë pjesë e marrëveshjeve politike.

Gjatë një debati me përfaqësues të Lëvizjes FOL, presidentja Jahjaga deklaroi se vendimin për kryeprokurorin do ta marr në bazë të kompetencave që i takojnë dhe se zgjedhja do të bëhet pa ndikime politike. Sipas saj vonesa për zgjedhjen e tij është bëra nga Këshilli Prokurorial dhe jo për nga zyra e presidencës. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2015, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori