Jahjaga: Ekstremizmi kërcënon sigurinë kombëtare
Pëlqej
Presidentja Atifete Jahjaga shprehet se nuk ka pasur presion ndërkombëtar për arrestimet e fundit por ajo nënvizon se ato janë ndërmarrë për shkak të rrezikut që nuk i kanosej vetëm Kosovës.

Në një intervistë për Zeri-n, presidentja fton qytetarët që të mos mbështesin një ideologji që është kundër idealeve, mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Për të arrestuarit, Jahjaga thotë se janë një grup i izoluar, individë të radikalizuar, të manipuluar, për të cilët ka dyshime të bazuara që janë rreshtuar pranë grupeve terroriste, me qëllim që të kryejnë vepra terroriste dhe kriminale në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.

“Është fjala për individë që kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare. Ashtu sikur institucionet e vendit edhe qytetarët e Kosovës të dënojnë një veprimtari dhe orientim të tillë që bie ndesh me vlerat dhe idealet, mbi të cilat e ndërtuam shtetin tonë”, ka thënë presidentja e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori