Jahjaga: E tronditur nga sulmi terrorist në Ankara, ngushëllime familjarëve
Presidentja në ikje e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar lidhur me sulmin e sotëm në Ankara të Turqisë.

“E tronditur nga sulmi terrorist në Ankara. Ngushëllime familjeve te viktimave dhe qytetarëve të Turqisë”, shkruan Jahjaga.

Deri tani raportohet se ka shkuar në 33 numri i të vdekurve nga shpërthimi.

Sipas Qeverisë së Turqisë, sulmi është shkaktuar nga një automobil bombë, që raportohet se ishte sulm vetëvrasës./Albeu.com/
Shtuar më 13/03/2016, ora 22:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori