Jahjaga e Sanz-Sole flasin për matematikë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim Marta Sanz-Sole, Presidente e Shoqatës së Matematikanëve të Evropës.

Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, Qamil Haxhibeqiri, transmeton Kosovapress.

Presidentja Jahjaga dhe zonja Sanz-Sole biseduan për punën e matematikanëve të Kosovës dhe bashkëpunimin që kanë me kolegët e tyre evropianë, duke shikuar për mundësinë e intensifikimit të këtij bashkëpunimi. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2013, ora 14:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori