Jahjaga: E kam kryer detyrën me përgjegjësi
Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga sipërsëriti se nuk do të ketë ndarje të Kosovës duke nënvizuar se zgjidhja e vetme për komunat veriore të Kosovës, është mbajtja e zgjedhjeve lokale atje dhe integrimi i tyre në institucionet e Kosovës.

Deklarata u bë gjatë një takimi me gazetarët me rastin e
njëvjetorit të zgjedhjes së saj në krye të shtetit. Në analizën e punës së saj presidentja është shprehur se ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe konform Kushtetutës së Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2012, ora 13:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori