Gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara, presidentja e Kosovës,
Atifete Jahjaga, mbrëmë ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin Xhons Hopkins, me ç’rast ka folur për zhvillimet në Kosovë. Fillimisht, ajo i tha auditorit se është e përkushtuar për tri prioritete në punën e saj.
Deri tash, Kosovën e kanë
njohur 85 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet udhëheqëse të Bashkimit Evropian. Prej 27 anëtarëve të BE-së, Kosovën e kanë
njohur 22 , ndërsa 5 vende – Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania – këtë nuk e kanë bërë ende.
Duke u shprehur për problemet në pjesën veriore të Kosovës, ajo kërkoi që serbët në veriun e Kosovës të integrohen në shoqërinë kosovare. Prej vendeve në rajon, pavarësinë e Kosovës nuk e njohin Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Kosovën nuk e ka
njohur as Rusia, që është aleati më i madh i Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës.
Megjithatë, shpeshherë janë dëgjuar ide për ndonjë takim eventual të zyrtarëve më të lartë të Kosovës me ata të Serbisë. Presidentja
Atifete Jahjaga tha se është e gatshme të takohet me çdokënd.
Shtuar më 15/12/2011,
ora 18:00