Shifër e frikshme! Tërmeti lë 10 mijë durrsakë të pastrehë

Teksa përgjatë muajit Janar pritet të dalë fatura financiare e dëmeve të shkaktuar nga termeti, në Durrës 4 mije qyetarë ende po qëndrojnë në hotele, ndërsa mbi 6 mijë në çadra, tek të afërmit apo në shtëpi me qera.

6 janari diskutohet si dita kur të pastrehët duhet të lenë hotelet dhe njëkohësisht do të jepet bonusi i qerasë me një kohëzgjatje 12-18 muaj, për 3800 persona.

Në Durrës ende nuk ka një statistikë përfundimtare të banesave apo pallateve të deklaruara të banueshme ose jo. Nga 42 mijë vetëdeklarime te banorëve, grupet e vlerësimit kanë mundur të inspektojnë vetëm 31 mijë prej tyre.

Nga këto 12 mijë kanë pësuar dëmtime të renda, por të riparueshme, 1600 dëmtimet në strukturë që i bëjnë të pabanueshme. Pjesa tjetër mbetet ende në proces vlerësimi.

Ndërkaq përgjatë vitit qe lamë pas, 300 qytetarë kanë aplikuar pranë njësive administrative për t’i bërë vetë punimet në shtëpitë e tyre të dëmtuara lehtë. Gjithashtu nga 30 firma ndërtimi që kanë aplikuar në bashki, deri më tani leja është miratuar vetëm për 13 prej tyre.

Ata do të kryejnë ndërhyrje në pallatet e ndërtuara, në vitet e fundit nga vetë ato, por që u dëmtuan nga termeti i 26 Nëntorit. Kohëzgjatja e punimeve do te jetë 5 muaj.

Ndërkaq nga 90 objekte, 1 deri në 6 katë të planifikuara për t’u shembur në Durrës, ka përfunduar procesi vetëm në 30 prej tyre./klan


Shtuar 3.01.2020 15:22