Jahjaga: Do ta luftojmë ekstremizmin
Pëlqej
Atifete Jahjaga
Presidentja Atifete Jahjaga ka pritur sot në zyrën e saj, ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxhën.

Jahjaga tha se ky institucion , përveçse luftimit të krimit dhe korrupsionit, ka parësor edhe luftimin e fenomenit të ekstremizmit fetar.

Presidentja Jahjaga theksoi se luftimi i ekstremizmit dhe radikalizmit është detyrë parësore e të gjitha institucioneve të vendit dhe angazhimi i plotë i prokurorisë së shtetit në këtë drejtim është i domosdoshëm dhe jetik në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë për Kosovën.

Nga ana e tij, Hoxha tha se Institucioni i Prokurorit të Shtetit është një hallkë e rëndësishme e mekanizmave të sigurisë në Kosovë dhe tha se ky institucion ka nevojë për rritjen e numrit të prokurorëve me qëllim të shtimit të efektshmërisë së punës së institucionit./albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori