Jahjaga dhe Thaçi diskutojnë për Tribunalin e UÇK-së
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka pritur sot në një takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet në vend, dhe u
theksua nevoja për arritjen e konsensusit shoqëror dhe politik për proceset e rënda, por të domosdoshme për të siguruar që Kosova i përmbush obligimet e saj në fushën e drejtësisë dhe vazhdimit të mandatit të misionit të EULEX-it.

Rekomandimet janë përcaktuar edhe në letërkëmbimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian për krijimin e Tribunalit për Kosovën.

Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi gjatë bisedës vlerësuan se sado i rëndë të jetë i gjithë ky proces, ai do të përqendrohet në individë dhe veprime individuale dhe nuk është gjykim i përpjekjeve kolektive të popullit për çlirim dhe pavarësi.

Gjatë takimit Jahjaga dhe Thaçi biseduan edhe për prezantimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe tërheqjen e investimeve të huaja që do të mundësojnë zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës. /albeu.com/

Shtuar më 18/04/2014, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori