E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Jahjaga dhe Mustafa duhet të gjejnë "kryespiunin" e Kosovës
Presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa kanë më pak se tre javë afat për të gjetur njeriun e duhur për të marrë postin e drejtorit të shërbimit inteligjent të shtetit. Kjo pasi Bashkim Smakajt dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të AKI-së.

Me Ligjin për AKI-në, është e përcaktuar që: "Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e AKI brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë".

Nisur nga fakti që Smakaj ka dhënë dorëheqje me 16 janar, dy liderëve të shtetit u mbetet që brenda 5 shkurtit ta kenë zgjedhur shefin e ri të AKI-së, shkruan Gazeta Tribuna.

Deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, AKI-në do e drejtojë zv/drejtori Muharrem Ajeti. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori