Jahjaga dekoron me medaljen "Nëna Terezë", donatoren e spitalit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dekoron sheiken Fatima Bint Mubarak, të Emirateve të Bashkuara Arabe me Medaljen Humanitare "Nëna Terezë".

Presidentja Jahjaga tha se Shaikha Fatima është udhëheqëse pioniere botërore që punon me zell për të arritur paqe dhe barazi mes njerëzve. Fatima ishte një nga nënshkrueset e marrëveshjes e cila i siguron Kosovës dhe Klinikës Pediatrike-Kirurgjike 22 milionë euro.

"Ofrimi i ndihmës humanitare dhe lehtësimi i dhimbjes për fëmijët që vuajnë në vende të ndryshme rreth botës është mënyra më e mirë për të rritur ndërveprimin mes njerëzve në përgjithësi dhe shpërndan një kulturë të paqes dhe dashurisë mes tyre", deklaroi Fatima. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2015, ora 12:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori