Jahjaga: Bullgaria mund të ndihmojë Kosovën në procesin e integrimeve evropiane
Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga u takua dje me Presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev, të cilin e falënderoi për ndihmën që vendi i tij po i jep Kosovës, në veçanti në pjesëmarrjen e saj në nismat dhe organizatat rajonale.

Presidentja e Kosovës tha se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë duhet të thellohet në të gjitha fushat, përfshirë atë të ekonomisë dhe të investimeve. Ajo tha se Bullgaria mund të ndihmojë Kosovën në procesin e integrimeve evropiane përmes përvojës së saj, si dhe në anëtarësimin në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Zonja Jahjaga po ashtu tha se Kosova ka bërë përparim në rrugën e saj të integrimeve evropiane me marrjen e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave dhe studimin e fizibilitetit dhe vlerësoi se ndihma e Bullgarisë në këto dy procese është e nevojshme. Siç u shpreh ajo, për Kosovën është me rëndësi arritja e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, meqë kjo do të hapte mundësi të reja për Kosovën në fushën e investimeve të huaja dhe të zhvillimit të saj ekonomik. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2012, ora 11:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori