Jahjaga: Bashkimi i vetëm do të ndodh në Bashkimin Evropian
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka zgjedhur që të mos komentojë mbi deklaratët e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në lidhje bashkimin kombëtar, pasi detyra nuk e lejon që ajo të komentojë mbi deklaratat e të tjerëve.

Presidentja ka shtuar se bashkimi i vetëm do të ndodh në Bashkimin Evropian.

“Nuk është detyrë e presidentes t’i komentoj deklaratat e të tjerëve, por mund të them se alternativa e vetme e kombit tonë është bashkimi në strukturat euroatlantike. Për neve është prioritet afrimi në Bashkimin Evropian”, citohet të ketë thënë Jahjaga. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2015, ora 13:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori