Jahjaga: Armenia ta njohë Kosovën
Pëlqej
Presidentja Atifete Jahjaga ka takuar sot ministrin e Jashtëm të Armenisë, Eduard Nalbandyan.

Jahjaga i tha ministrit armen se Kosova ka bërë përparime në konsolidimin e shtetit ligjor dhe ne njohjet në arenën ndërkombëtare.

Ajo tha se qytetarët e Kosovës e kanë një vizion për shtetin dhe se ky vizion do të përforcohej me njohjen e shtetit të tyre.

Presidentja i tha Nalbandyan-it se Armenia duhet ta ndërmarrë hapin e njohjes së shtetit të Kosovës.

Nga ana e tij, ministri armen theksoi se vlerëson Kosovën në hapat e saj për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit institucional dypalësh./albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 12:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori