Jahjaga apel Opozitës: Mos e prishni festën
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka apeluar që protesta e cila pritet të mbahet nesër në Prishtinë nga ana e opozitës, të jetë e dinjitetshme.

Këto komente ajo i bëri pas takimit me Presidenten e Maltës, Marie Louis.

Sipas saj, dita e nesërme është ditë e madhe dhe e shenjtë për Kosovën, “andaj nuk duhet ta prishim këtë festë”.

“Nuk duhet ta zbehim këtë festë, nuk duhet ta zbehim sakrificën tonë kolektive për ta shpallur Kosovën shtet të pavarur”, ka shtuar Jahjaga.
Shtuar më 16/02/2016, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori