Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete
Jahjaga, dënon aktin vandal të dëmtimit të
varrezave ortodokse serbe në Fushë Kosovë, duke e cilësuar ate si një vepër të shëmtuar dhe kriminale.
"
Akti i dëmtimit të
varrezave është i papranueshëm dhe i patolerueshëm dhe është sulm mbi vlerat civilizuese dhe te besimit në vendin tonë. Vandalizmi i
varrezave është në kundërshtim me traditat, me tolerancën dhe respektin ndërmjet njerëzve të të gjitha komunitete dhe të gjitha besimeve në Kosovë.
Presidentja
Jahjaga kërkon nga organet kompetente që ti sjellin përpara drejtësisë autorët e këtij
akti." thuhet ne deklaraten e presidentes. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2013,
ora 17:00