Policia e Manchesterit merr vendimin për Mason Greewood

Akuza për përdhunim, sulm dhe kërcënime me vdekje. Harriet Robson i lëshoi të gjitha në rrjetet sociale dhe policia nuk ngurroi të arrestonte yllin e Manchester United, Mason Greenëood.

“Djajtë e kuq” e kanë pezulluar futbollistin për momentin, ndërkohë që ditën e sotme ai është liruar me kusht, në pritje të hetimeve të mëtejshme të kësaj çështjeje.

20-vjeccari për momentin nuk do të mund të luajë e të stërvitet me United, ndërkohë që edhe Nike ka ndërprerë marrëveshjen me të pas akuzave të lëshuara nga e dashura e tij. /