Jacobsoni: Nuk jemi përzier me formimin e qeverisë
Ambasadorja amerikane Jacobson mohon që të jetë përzier në krijimin e qeverisë së re PDK-LDK, duke thënë se ajo vetë nuk ka bërë asnjë veprim as kundër Vetëvendosjes.

"Asnjëherë nuk kam thënë se Vetëvendosje nuk duhet të jetë në qeveri. Njerëzit mund ta mendojnë një gjë të tillë, por se nuk është e vërtetë", tha Jacobson.

Tracey Ann Jacobson shprehet se nuk ka patur as fare ndikim në krijimin e koalicionit të dy partive më të mëdha në vend./albeu.com/
Shtuar më 22/12/2014, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori