Të fiksuara pas një veshje, VIP-at që nuk hoqën dorë për vite nga të preferuarat e tyre (FOTO LAJM)

Të gjithë kemi veshje, apo aksesorë të cilat na pëlqejnë e ndonëse mund të kenë kaluar vite nga dita kur i kemi bërë pjesë të garderobës, sërish ata mbeten të preferurat në dollapin tonë.

Fiksime të tilla, duket se kanë edhe ata, të famshmit, yjet e listës A, dhe disa prej tyre janë lidhur aq fort pas një veshje apo aksesori sa janë fotografuar me dhjetëra e dhjetëra herë me pjesën e preferuar të veshjes së tyre.

Shumë prej tyre mund të kenë lidhje shpirtërore me një varëse, unazë apo një palë këpucë, por edhe nga ata që thjesht janë fiksuar dhe refuzojnë ta heqin nga garderoba veshjen e tyre të preferuar.

Nuk ka rëndësi nëse kanë dalë nga moda apo jo, Victoria Beckham, Ana Wintour, Alessandra Ambrosio dhe të tjerë VIP-a botëror me llogari të majme bankare, janë vërbërisht të marrosur pas një palë syzesh, këpucësh apo një varëseje.


Shtuar 27.08.2020 10:24