Jacobson: S'do të mbyllim sytë para vjedhjes së votës
Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, është diplomatja e fundit që doli publikisht me paralajmërimin se vjedhja e votës do të jetë e papranueshme dhe nuk do të tolerohet më.

Me një gjuhë direkte, ajo porosit të gjithë ata që mendojnë të fusin sërish duart e pista në kutitë zgjedhore, se kësaj radhe sytë ndërkombëtarë nuk do të mbyllen si herën e kaluar, shkruan "Koha Ditore".

Teksa mbetet të shihet se sa serioz është ky paralajmërim, apo edhe sa seriozisht do të merret nga "hajdutët" e zgjedhjeve, ajo që del qartë është se është në rritje numri i ndërkombëtarëve që janë lodhur me mashtrimet dhe manipulimet që politikanët dhe partitë në Kosovë nuk hezitojnë t’i bëjnë për të arritur apo mbajtur pushtetin.

Ambasadorja amerikane madje identifikoi edhe përgjegjësit për mbarvajtjen e zgjedhjeve, duke thënë se liderët e Kosovës janë zotuar përpara saj se do të sigurohen që zgjedhjet të mbahen në mënyrë të rregullt, pa manipulime. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2013, ora 14:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori