Amerika më në fund duket se është përfshirë në krizën e rëndë politike që ka goditur Kosovën.
Ambasadorja amerikane, Tracey Ann
Jacobson ka thënë se mesazhi që iu shkon liderëve është i qartë dhe se ai është që liderët të mos e shkatërrojnë shtetin e Kosovës, por të gjejnë një zgjidhje.
“Është një mesazh që unë ua kam dhënë të gjithë liderëve, dhe madje mund ta them edhe në shqip "Mos e çoni gjendjen deri këtu!"”, ka thënë Jacosbon.
Ajo më tej ka folur edhe për korrupsionin e liderëve në Kosovë, duke theksuar se Fatmir Limaj ka dy akuza zyrtare dhe LDK-ja ka 70 akuza për mënyrën si ka vepruar në pushtet lokal.
Ndërsa,
ambasadorja ka vënë në dukje se protestat në rrugë nuk janë zgjidhja për të dalë nga ngërçi./albeu.com/
Shtuar më 06/11/2014,
ora 11:36